Politika e privatësisë

Politika e privatësisë së të dhënave personale në faqen e internetit rregullon mënyrën në të cilën Kryqi i kuq i Maqedonisë mbledh, përdor, ruan dhe zbulon informatat e mbledhura nga përdoruesit (individualisht – “Përdoruesi”) në faqen e internetit www.ckrm.org.mk (“Faqja”). Kjo politikë e privatësisë ka të bëjë vetëm me faqen e internetit.

 

Çfarë informacione mbledhim ne?

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë i mbledh të dhënat e mëposhtme kur ju vizitoni faqen:

 

Informacionet personale të identifikimit

Ne mund të mbledhim informacione personale të identifikimit nga përdoruesit në mënyra të ndryshme, në lidhje me aktivitetet, shërbimet, karakteristikat ose burimet  që janë në dispozicion në faqen e internetit. Përdoruesit mund të vizitojnë faqen në mënyrë anonime.

 

Informacionet e identifikimit që nuk janë personale

Ne mund të mbledhim edhe informacione identifikimi për përdoruesit që nuk janë personale, sa herë që ata vizitojnë këtë faqe të internetit. Informacionet e identifikimit që nuk janë personale mund të përfshijnë emrin e motorit të kërkimeve në internet, llojin e kompjuterit, si dhe informacionet teknike mbi lidhjen e përdorur nga ana e përdoruesit, gjatë vizitës së faqes, të tilla si sistemi operativ dhe ofruesi i shërbimeve të internetit dhe informacione të ngjashme.

 

Biskotat (Cookies) të shfletuesit në internet

Faqja jonë mund të përdorë biskota (cookies) për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Shfletuesi i internetit i përdoruesit i ruan biskotat në kompjuterin e tij me qëllim të mbajtjes së evidencës së vizitave në këtë faqe të internetit. Përdoruesit mund të zgjedhin që t’i rregullojnë shfletuesit e tyre të internetit për të refuzuar biskotat ose për t’i njoftuar ata sa herë që janë dërguar biskotat. Nëse përdoruesit klikojnë mbi këtë mundësi, disa pjesë të faqes mund të mos funksionojnë si duhet.

 

Analitika e “Google”—s

Kjo faqe përdor analitikën e “Google”-s për të ndihmuar në analizën e mënyrës së përdorimit të faqes nga përdoruesit. Ky mjet shfrytëzon biskota. Informacionet e marra nga biskotat lidhur me përdorimin e faqes nga ana juaj (duke përfshirë edhe adresën IP) përcillen në “Google”. Këto informacione janë përdorur për të vlerësuar përdorimin e faqes nga përdoruesit dhe për të bërë raporte statistikore lidhur me aktivitetet e faqes.

Ne nuk do ta përdorim (e as nuk do t’u lejojmë palëve të treta për ta përdorur) mjetin e analizës statistikore për të ndjekur apo për të mbledhur çfarëdo të dhëne të identifikimit të përdoruesve të faqes sonë. “Google” nuk do të bashkojë adresën tuaj IP me ndonjë të dhënë tuajën që është ruajtur në “Google”.

 

Si i përdorim informacionet e mbledhura?

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë mbledh dhe përdor informacionet e përdoruesve për të lehtësuar ndihmën, trajnimin, aktivitetet dhe aktivitetet në terren me qëllimin kryesor për të ndihmuar ata që më së shumti kanë nevojë për ndihmë.

Informacionet personale, nuk i shesim, këmbejmë apo huazojmë palëve të treta. Të dhënat personale mund të zbulohen vetëm në pajtim me dispozitat e ligjit të përcaktuara në rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe në rregulloret tjera të vlefshme.

Ueb-faqet e palëve të treta

Përdoruesit mund të gjejnë reklama apo përmbajtje të tjera në faqen tonë që çojnë drejt faqeve dhe shërbimeve të tjera të partnerëve tanë, donatorët dhe palët e tjera të treta. Ne nuk kontrollojmë përmbajtjen apo lidhjet që janë të pranishme në këto faqe dhe nuk jemi përgjegjës për veprimet e punonjësve të faqeve që janë të lidhura drejt faqes sonë ose nga faqja jonë e internetit.

Politika e privatësisë së të dhënave personale vetëm për ueb-faqen

Kjo politikë e privatësisë e të dhënave personale ka të bëjë vetëm me informacionet që janë mbledhur përmes ueb-faqes sonë dhe nuk ka të bëjë me të dhënat personale që janë mbledhur në mënyra të tjera.

 

Ndryshimet në politikën e privatësisë së të dhënave personale

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ka të drejtë për të përditësuar këtë politikë të privatësisë së të dhënave personale në çdo kohë. Kur do ta bëjmë këtë, do të japim njoftim në faqen kryesore të ueb-faqes dhe do të rishikojmë datën e përditësimit në fund të kësaj faqe.

 

Pranimi i kushteve

Duke përdorur këtë faqe, përdoruesi pajtohet me dispozitat e politikës së privatësisë së të dhënave personale të faqes. Në qoftë se nuk jeni dakord me këtë politikë, ju lutemi mos e përdorni faqen tonë.

Na kontaktoni

Në qoftë se keni pyetje lidhur me Politikën e privatësisë së të dhënave personale të Faqes, praktikat apo komunikimin me Faqen, ju lutemi na kontaktoni në:

 

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë

bul. Koço Racin 13 Shkup, Republika e Maqedonisë

+389 2 3114 355

mrc@redcross.org.mk

< kthehu mbrapa