Aktivitete

Kryqi i Kuq në Aksion – Promovim i Vlerave Humane (KKA – PVH). Programi KKA – PVH paraqet mjet për rekrutimin dhe motivimin e vullnetarëve të rinj të Kryqit të Kuq që implementohet në të gjitha 34 OKKK dhe KK. Nëpërmjet sistemit të unifikuar për punë me të rinj pjesëmarrësit kanë mundësi të njihen me vlerat e organizatës, të hasin dituri dhe aftësi aktive se si ta shfrytëzojnë kohën e lirë për mirëqenien e bashkësisë.

Edukime moshatare. Edukimet moshatare paraqesin bartjen e diturive dhe aftësive moshatarëve të tyre në mënyrë më të kapshme për ata. KKRM-së praktikon trajnimin e edukatorëve të rinj moshatar të cilët nëpërmjet qasjeve të ndryshme formale dhe joformale bartin porosi adekuate në drejtim të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë njerëzore.

Preventiva nga HIV/SIDA dhe Infeksionet Seksuale Bartëse (ISB). Programi për preventivë nga HIV/SIDA dhe ISB rinia e KK e zbatojnë që nga viti 1998 me theks në edukimin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Për zbatimin e këtyre edukimeve moshatare KKRM-së ka përgatitur doracak të posaçëm për edukatorë moshatar, ndërsa vet edukimet zbatohen në gjuhën maqedone dhe në atë shqipe. Në vitin 2013 janë mbajtur 61 punëtori ku morën pjesë 1369 pjesëmarrës.

Rinia në luftë kundër tregtisë me njerëz. KKRM-së është anëtar i Sekretariatit të Komisionit nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal në Republikën e Maqedonisë ku në pajtueshmëri me planin aksionar të Komisionit zhvillon aktivitete preventive për luftë kundër tregtisë me njerëz. Në gjithsej 18 klube të të rinjve organizohen punëtori edukative në shkolla fillore dhe të mesme me qëllim që të ngritet vetëdija tek rinia për këtë dukuri. Për zbatimin e këtyre edukimeve moshatare KKRM-së ka përgatitur doracak të posaçëm për edukatorë moshatar, ndërsa vet edukimet zbatohen në gjuhën maqedone dhe atë shqipe. Në vitin 2013 janë mbajtur 54 punëtori ku morën pjesë 1669 pjesëmarrës.

 

Aktivitete zhvillimore

Kryqi i Kuq i RM-së për anëtarët e vet vazhdimisht organizon mbledhje, seminare, trajnime, konferenca dhe punëtori për zhvillimin e kapaciteteve organizative të klubeve të të rinjve. Në mënyrë tradicionale në periudhën verore organizohet trajnim për liderët dhe zëvendësit e liderëve të klubeve të të rinjve të KKRM-së të cilët paraqesin përvoja dhe ngritjen e iniciativave të përbashkëta. Në pajtueshmëri me nevojat e Klubeve të të rinjve organizohen edhe lloje tjera të trajnimeve me kërkesë të tyre paraprake.

< kthehu mbrapa