Veprimtari

Aktivitete të të rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë

 

Puna e të rinjve të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë është e orientuar kah nevojat e njerëzve të ri, përmes qasjes së të njëjtit brez dhe në forma të ndryshme të edukimit joformal me qëllim promovimin dhe përparimin e shëndetit, zbutjen e problemeve sociale përmes aksioneve humanitare, të vepruarit në raste emergjente të aspektit humanitar, ruajtjen e dinjitetit dhe të dallueshmërisë, edukimin e popullsisë së re për mbrojtje dhe vetëmbrojtje, fitimin e aftësive në fushën e ndihmës së parë, promovimin e principeve të lëvizjes, thirrje në kulturën e dialogut për mirëkuptim reciprok, tolerancë dhe marrëdhënie humane pa diskriminim.

 

 

Aktivitetet që i realizojn të rinjtë e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë:

 

  1. Përhapje e lëvizjes Kryqi i Kuq dhe Gjysmëhëna e Kuqe;
  2. Iniciativa për mbështetje humanitare të individit ose të tërë grupit;
  3. Promovim i vlerave humane;
  4. Edukim i brezit për programe mbrojtëse të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë;
  5. Gara në fushë të ndihmës së parë;
  6. Shënimi i Ditës botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe – 8 maj;
  7. Shënimi i Javës së të rinjve të KKRM 01-07 tetor;
  8. Shënimi i Ditës botërore të vullnetarizmit – 5 dhjetor;
  9. Trajnime për përforcimin e kapaciteteve të të rinjve vullnetarë;
  10. Përfshirjen e aktiviteteve programore të shoqërisë nacionale.
< врати се назад